Kenget e Nora Istrefit luhen shpesh ne radio, videot “Nje djale” e se fundmi “E di” kane qene me te kerkuarat ne televizione, vete kengetarja eshte e preferuara e kopertinave te revistave, shtoji dhe koncertet te suksesshme ne Kosove ,Shqiperi dhe diaspore...kush mund ti vej faj Nores qe e ka titulluar “Opium” albumin e saj te dyte? I ka bere te gjithe adiktiv pas vetes, e te gjithe po kerkojne me teper prej saj.Aq shume sa qe prej publikimit te albumit, vete Nora nuk ka mundur te bej nje dite pushimi...e jo se po ankohet per kete Kenget e Nora Istrefit luhen shpesh ne radio, videot “Nje djale” e se fundmi “E di” kane qene me te kerkuarat ne televizione, vete kengetarja eshte e preferuara e kopertinave te revistave, shtoji dhe koncertet te suksesshme ne Kosove ,Shqiperi dhe diaspore...kush mund ti vej faj Nores qe e ka titulluar “Opium” albumin e saj te dyte? I ka bere te gjithe adiktiv pas vetes, e te gjithe po kerkojne me teper prej saj.Aq shume sa qe prej publikimit te albumit, vete Nora nuk ka mundur te bej nje dite pushimi...e jo se po ankohet per kete.Perkundrazi e gjeti nje moment edhe per ne te Albaniac per te ju pergjigjur disa pyetjeve dhe per ti thene ne menyre shume te sjellshme JO kerkeses sime per martese. Ka ndonjeri ngjites se ma ka thy zemren : )
-ELBINO: Hey Nora pershendetje! Ku po i kaloni pushimet?
-NORA:Mund te them se kete vere nuk kam pasur mundesi ta ndaje ndonje dite pushimi, perpos diteve qe kam shfrytezuar plazhin ne Ulqin dhe ne Durres, gjate kohes kur kam pasur koncerte atje.
-Albumi juaj i ri titullohet "Opium". Po mendoj se e keni titulluar "Opium" ne kuptimin se albumi eshte adiktiv, kam te drejte?
-Nuk e percaktove fjalen adiktiv, dhe ky term ka kuptim te gjere, eshte i gjeneralizuar. Nese mendon se albumi im eshte adiktiv per sa i perket vlerave te mirefillta apo eshte adiktiv ne te bukuren, atehere pergjegjja eshte pozitive.
-Une kam provuar Opium veç nje here.Po ju? :)))
-Opiumi t'i ofron shume gjera: ta ofron aromen e kendshme, te asocon ne bime, narkotike apo ne anestezion. M'varet se ne cfare forme i qasesh opiumit. Une kam provuar variantin e pare, po ti?:)
-A jeni e kenaqur me shitjet e albumit deri tani?
-Po, shume. Te them te drejten albumi im i pare me pelqen me shume, por sa i perket shitjes, ky i dyti paraprine.
- Nje lule mbi varr eshte kenga me personale e albumit. Eshte nje kenge qe ju ja keni dedikuar babait tuaj.Deshironi te na tregoni diçka me teper rreth ketij krijimi?
-Te them te drejten, nuk kam mundur pa e shprehur ne ndonje menyre, ato qe cka me te vertete e ndjej edhe pse dhimbja ime eshte e perfshire me nje perqindje shume te vogel ne kete kenge. Megjithate, kjo nganjehere me pengon se megjithate poenta nuk qendron ne ate qe t'i ngarkoj te tjeret me dhimbjen time.
- Le te flasim pak per momentin tuaj ne “TopFest”. Si e ndjete veten nga reagimi i publikut, kur te gjithe ngelen me goje hapur nga trupi juaj? Sidomos me veshjen me pantallona te bardha, qe ma do mendja se nuk ka femer ne Shqipe qe mos te uronte te kishte nje trup si tuajin.Si mbaheni ne forme?
-Pse cfar do te thuash me kete? Se publiku nuk eshte befasuar nga interpretimi im por vetem nga dukja? Hahaha! Deri me tani per dukjen time eshte perkujdesur vetem natyra, e me kalimin e viteve ndoshta duhet te intervenoj ne kete aspekt...
- Tashme jeni shnderruar ne nje sekssimbol. Sipas mendimit tuaj, cilat jane tre kushtet qe nje personazh i njohur duhet te plotesoj per tu quajtur "Seksimbol"?
-Ndoshta secila prej femrave endrron te jete seksimbol, por megjithate mundohem te mos mburrem me kete epitet. Me shume do te perpiqem ta vazhdoj suksesin ne boten e muzikes dhe boten e modes, te cilen jam duke e studiuar.
- Me albumin e ri keni ndryshuar edhe modelin e flokeve. Me pelqen me shume keshtu, po juve?
-Floket te ofrojne me se shumti mundesi per te ndryshuar ne dukje.
- Po domethene? Ok! Heren e fundit qe biseduam me ju, ishit duke realizuar videon tuaj te pare, nje vit me vone keni realizuar disa video te suksesshme (tre video ne mos gaboj?) per te cilat edhe keni fituar çmime. "Nje djale" eshte ajo me e reja. (Kur morem intervisten ende nuk ishte publikuar videoklipi i kenges “E di”.) Mund te na tregoni diçka rreth kesaj kenge dhe se ku eshte realizuar videoklipi? Gjithashtu kur do te publikoni videon e ardheshme dhe cila do te jete ajo?
-Kenga “Nje djale” eshte komponuar nga Virusi, kurse tekstshkrues eshte Avni Qaili. Klipi eshte xhiruar ketu ne Kosove nga produksioni Art Fabe. Se shpejti do te lansoje edhe video spotin e kenges “E di”.
- Pas prezantimit te albumit ne Kosove, ju vizituat edhe Tiranen.Si u pritet atje?
-Ne Tirane isha para prezantimit te albumit tim te fundit. Nga reagimi i njerezve ne rruge dhe i publikut poashtu, e verrejta se isha e popullarizuar aq sa ne Kosove dhe kjo me beri te ndjehem mire.
- Lexova para pak kohesh nje shkrim "crazy" tek revista "Jeta", ne te cilin thuhej se ju kishit realizuar nje interviste me ta, por nuk i kishit derguar fotografite etj etj etj. Dukeshin shume te merzitur gazetaret e "Jetes" Si qendron puna?
-Revistes Jeta i kerkoj falje publikisht. Une kam provuar t'ua dergoj fotot permes postes elektronike, dhe nuk jam e njoftuar nese i kan marre apo jo.
- Me pelqeni menyra sesi kerceni.Merrni mesime kercimi?
-Qe e vogel me ka pelqyer vallezimi dhe kam kercyer gjithnje. Por, mesime kercimi nga ndonje profesionist nuk marr edhe pse per kete gje po ndjej nevoje, por akoma nuk kam takuar ndonje person adekuat.
- Nese nuk keni te dashur apo te fejuar...do martoheni me mua? :) :) :)
-Hahaha! Jam e bindur qe as per ty nuk eshte aq e thjeshte martesa, saqe te me propozosh ne kete menyre.
- : ( E se fundmi... A keni ndonje plan per te ardhur per koncert ne Amerike? Mezi po presim!
-Jam ne bidesime me organizatoret e koncerteve atje, kemi mbetur t'i sqarojme disa detaje teknike, keshtuqe se shpejti do te jem atje. Edhe une me padurim po e pres kete turne!
Fin